Politike

Nis takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Varhelyi zbulon shtyllat ku do të bazohet procesi i shqyrtimit

Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyiu ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave të cilat shkojnë në shumë fusha dhe sektore të ekonomisë, nga cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.

19 Korrik 2022, 16:58 Nga e.k
Nis takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel,
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Ka nisur takimi për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave. Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave të cilat shkojnë në shumë fusha dhe sektore të ekonomisë, nga cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.

“Kemi pritur për kohë të gjatë. Kemi një mjet të rëndësishëm për metodologjinë e rishikimit që mund ta nxisë këtë projekt me shpejtësi për ta bërë më të besueshëm, më dinamik. Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, sic është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë jo nga fillimi, kemi kryer shumë punë vitet e kaluara në kontekstin e MSA. Vitet e kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit të BE, kemi raportuar mbi reformat.Procesi që fillojmë sot është për të gjithë punën e mirë që kemi bërë së bashku dhe dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë për rrugën tuaj drejt BE. Le të fillojmë duke thënë se ky proces është mundësi e mirë për ju që të bëjë një vetëvlerësim të politikave dh legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në cdo fushë. Mezor pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj. Shqyrtimi do na ndihmojë për çështje që kanë rëndësi për njerëzit në jetën e përditshme. Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit, ushqimit, ujit, kapacitetin e sektorit shëndetësor, mbrojtjen e të dhënave personale. Procesi i anëtarësimit është transformues dhe një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do të vijojë në rrugë e sipër. Do të kemi investime në tregti siç është transporti që do të ketë mundësi të reja për bizneset. Procesi i anëtarësimit do të shihet dhe si program reforme. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë e të shpejtë”, tha Varhelyi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

oliver varhelyiu negociatat me be 2022

Sondazh

Poll