Politike

Ministri i Jashtëm ukrainas uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Hapja e negociatave është e merituar

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE.

19 Korrik 2022, 16:47 Nga e.k
Ministri i Jashtëm ukrainas uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Dimitri Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitri Kuleba ka uruar Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE duke cilësuar se çelja e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e merituar. 

“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, shkruan Kuleba.

POSTIMI I MINISTRIT TË JASHTË UKRAINAS, DIMITRI KULEBA

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

dimitri kuleba

Sondazh

Poll