Politike

Çelja e negociatave, Kim: Hap historik, SHBA do të mbështesë Shqipërinë në hapat e tjerë të anëtarësimit

Ambasadorja shkruan gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

19 Korrik 2022, 16:37 Nga k.m.
Çelja e negociatave, Kim: Hap historik, SHBA do të
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Teksa ka shpërndarë mesazhin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, Kim shkruan se ky është një hap historik. Ambasadorja shkruan gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

yuri kim

Sondazh

Poll