Politike

Projektligji për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale/ PS dhe PD bëjnë 'paqe' dhe bashkojnë votat

Ndërkohë pedagogia Iris Luarasi një nga mbështetëset e këtij propozimi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale. Për nën kryetaren e Kuvendit, Ermole Felaj kur nuk futet politika në mes e marrin më të mirën nga njëri-tjetri.

19 Korrik 2022, 16:19 Nga e.k
Projektligji për krijimin e regjistrit të personave të
Foto nga Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Mbledhja e fundit për këtë sesion parlamentar e Komisionit të Ligjeve duket se ka përfunduar me 'paqe' mes palëve pasi është votuar në mënyrë unanime projektligji për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale të propozuar nga deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho e cila, falenderoi kolegët e të dy krahëve politik për mbështetjen. Ndërkohë pedagogia Iris Luarasi një nga mbështetëset e këtij propozimi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale. Për nën kryetaren e Kuvendit, Ermole Felaj kur nuk futet politika në mes e marrin më të mirën nga njëri-tjetri.

PJESË NGA DISKUTIMI

Erisa Xhixho: Edhe unë kam një falenderim. Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji.

Iris Luarasi: Dua të falënderoj ju të gjithë për bashkëpunimin. Dua të falenderoj qytetarët që e kanë mbështetur. Me firmat e 22 mijë qytetarëve mund të bëhen ndryshime. Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për sulmuar seksualisht. Nuk është e pakthyeshme. Ka një efekt 2 deri në 4 vjet. Duhet të jemi koshientë që në një vend të varfër pjesa e monitorimit është shumë e vështirë. Të gjithë ata që janë prindërit e dinë shumë mirë që kjo do ishte më e pakta që mund të kërkonin.

 Ermonela FelajFalënderoj kolegët e opozitës. Kur nuk futet politika në mes ne marrin më të mirën nga njëri tjetri. Dhe kjo duket.

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho  depozitoi në Kuvend vitin e kaluar projekt-ligjin për krijimin e Regjistrit të krimeve seksuale. Xhixho shkroi se ky regjistër ka si qëllim krijimin e një mekanizmi ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale duke identifikuar vendndodhjen e të dënuarave për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

erisa xhixho ermonela felaj iris luarasi

Sondazh

Poll