Politike

Integrimi në BE, Lulzim Basha: Sot jemi një hap para drejt ëndrrës së shqiptarëve

Me anë të një statusi në facebook Basha shkruan se vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

19 Korrik 2022, 15:59 Nga e.k
Integrimi në BE, Lulzim Basha: Sot jemi një hap para drejt
Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Bashkimit Europian

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave me BE dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare sot në Bruksel ku vendit tonë i hapet rruga për anëtarësim në BE. Me anë të një statusi në facebook Basha shkruan se vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

"Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët", shkruan Basha.

POSTIMI I DEPUTETIT TË PD LULZIM BASHA

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

lulzim basha

Sondazh

Poll