Politike

Negociatat me BE-në, Biden mesazh urimi për Shqipërinë: Mbështesim aspiratën për një Europë të lirë

Në një mesazh të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Biden shpreh vlerësimin e tij për hapat e rëndësishëm që BE-ja po merr për integrimin e Ballkanint Perëndimor duke nisur sot negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në.

19 Korrik 2022, 15:42 Nga d.a.
Negociatat me BE-në, Biden mesazh urimi për Shqipërinë:
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar mesazhin e urimit për procesin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE.

Në një mesazh të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Biden shpreh vlerësimin e tij për hapat e rëndësishëm që BE-ja po merr për integrimin e Ballkanint Perëndimor duke nisur sot negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në.

"Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe."-shkroi Biden.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

joe biden negociatat me be 2022

Sondazh

Poll