Aktualitet

Aksion tek “Pema e Thatë” në Ksamil, ndërhyn policia, shkulen qindra çadra

Ndaj dhe janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra.

19 Korrik 2022, 15:36 Nga k.m.
Aksion tek “Pema e Thatë” në Ksamil, ndërhyn policia,
Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit, ndërsa ka liruar hapësirën në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil. Ndaj dhe janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: -Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”; -K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”. Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ksamil

Sondazh

Poll