Aktualitet

Gjyqi për bananet e zhdukura/ Të arrestuarit i bien të fikët në mes të rrugës, të gjithë vrap ta ndihmojnë

Siç duket edhe nga pamjet, në momentin që ka dalë nga salla nuk e ka përballuar dot tronditjen.

19 Korrik 2022, 15:19 Nga k.m.
Gjyqi për bananet e zhdukura/ Të arrestuarit i bien të fikët
Momenti kur i bie te fiket

DURRËS-  Duke qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta në pritje të përfundimit të seancës për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për 20 të arrestuarit, një prej tyre e tronditur dhe i ka rënë të fikët. Siç duket edhe nga pamjet, në momentin që ka dalë nga salla nuk e ka përballuar dot tronditjen.

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? 

Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.

Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

kokaine ne banane

Sondazh

Poll