Politike

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, KE: Moment historik

Komisioni Europian shkruan se ai vjen si rezultat i reformave të ndërmarra nga dy shtetet.

19 Korrik 2022, 14:40 Nga A.B
Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,
Edi Rama

BRUKSEL- Komisioni Europian ka përshëndetur çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke e konsideruar si një moment historik vendimin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioni Europian shkruan se ai vjen si rezultat i reformave të ndërmarra nga dy shtetet.

POSTIMI:

Moment historik. Sot, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapin negociatat e anëtarësimit me BE. Ky është suksesi juaj, rezultat i punës suaj të palodhur. Ju dhe qytetarët tuaj keni treguar kaq shumë përkushtimtë qëndrueshëm ndaj vlerave tona. Ju keni bërë reforma të panumërta, jo vetëm sepse ishin të nevojshme në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha sepse janë të mira për vendet tuaja. Dhe ata tashmë po ofrojnë një cilësi më të mirë jete për njerëzit tuaj. Ne ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Populli i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e meriton

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll