Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, Alibeaj: Barrë e rëndë për qeverinë, i duhet të japë provime që s'i kalon dot me propagandë

Me anë të një postimi në facebook Alibeaj shkruan se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. 

19 Korrik 2022, 14:12 Nga e.k
Integrimi i Shqipërisë në BE, Alibeaj: Barrë e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që në Bruksel po mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Me anë të një postimi në facebook Alibeaj shkruan se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. 

"Tam-tamet për të katërtën herë të qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në janë shenjë e qartë se këto 9 vite, hapat pas janë më të shumtë në numër se ato drejt integrimit. Shqiptarët janë një komb i orientuar qartas drejt vlerave europiane, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë pjesë e saj, kanë qenë dominuese këto 30 vitet e fundit. E megjithatë politika në përgjithësi dhe qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane", shkruan Akibeaj.

POSTIMI I PLOTË I DEPUTETIT TË PD ENKELEJD ALIBEAJ

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll