Aktualitet

Aksident në Sarandë, makina del nga rruga, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Si pasojë kanë mbetur të plagur shoferi dhe pasagjeri i identifikuar me inicialet M.Ë që ndodhej një mjet. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

19 Korrik 2022, 14:02 Nga e.k
Aksident në Sarandë, makina del nga rruga, plagosen shoferi dhe
Foto ilustruese

SARANDË: Një aksident është shënuar mesditën e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipas Policisë një automjet që drejtohej nga një 46-vjeçar i identifikuar me inicialet S.Ç ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagur shoferi dhe pasagjeri i identifikuar me inicialet M.Ë që ndodhej një mjet. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Gjashtë, Sarandë, shtetasi S. Ç., 46 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin M. Ë., 25 vjeç. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

sarande

Sondazh

Poll