Aktualitet

Gjenden 23 predha të paplasura gjatë punimeve të Unazës së Madhe në Tiranë

ARSH, njofton se menjëherë është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur dhe largimin e tyre në mënyrë që mos të ketë probleme në terren.

19 Korrik 2022, 14:08 Nga A.B
Gjenden 23 predha të paplasura gjatë punimeve të Unazës
Predhat e pashpërthyera

TIRANË-Gjatë punimeve që po kryhem në Unazën e Madhe, Autoriteti Rrugor Shqipëtar njofton se ka gjetur 23 predha të pashpërthyera. ARSH, njofton se menjëherë është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur dhe largimin e tyre në mënyrë që mos të ketë probleme në terren.

‘Sot në Lotin 5️ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës.’- njofton ARRSH.

autoriteti rrugor shqiptar

Sondazh

Poll