Aktualitet

Gjykata e Durrësit liron 11 të arrestuarit për konteinerin e 'hapur' në Port

Dosja.al mësoi se gjykata la në burg 9 persona ndërsa ka lënë në gjendje të lirë dhe detyrim paraqitje 11 të tjerë. 

19 Korrik 2022, 14:01 Nga f.g
Gjykata e Durrësit liron 11 të arrestuarit për konteinerin e
Foto ilustruese

DURRES- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit pas zhdukjes së 49 kutive nga konteineri me banane në Portin e Durrësit. Dosja.al mësoi se gjykata la në burg 9 persona ndërsa ka lënë në gjendje të lirë dhe detyrim paraqitje 11 të tjerë. 

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

kokaine ne banane porti i durresit bana king

Sondazh

Poll