Aktualitet

SKEMA-Dy punëtorët e BanaKing dyshohet se hapën konteinerin me kokainë, pse Prokuroria nuk i akuzon dot për trafik droge

Dosja ka mësuar se prokuroria dyshon se konteineri të jetë hapur nga dy punëtorët e BanaKing, (Zico SHPK), Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata. 

19 Korrik 2022, 13:22 Nga f.g
SKEMA-Dy punëtorët e BanaKing dyshohet se hapën konteinerin me
Pamje nga gjykata

DURRES- Dy punëtorët e kompanisë së eksportit të frutave Zico Shpk e njohur edhe si BanaKing, Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata dyshohet se janë dy personat përgjegjës për hapjen e konteinerit dhe zhdukjen e 49 kutive me banane.

Burime për Dosja.al sqarojnë se edhe pse Prokuroria kërkoi lënien në burg të tyre pasi i shikon si autorë të zbrazjes së konteinerit nga ku dyshohet se kishte drogë, organi i akuzës e ka të pamundur ngritjen e akuzës për trafik droge.

Prokuroria nuk e fakton dot çfarë kishte brenda në kuti, pasi konteineri i mbushur i shpëtoi skanerit, duke i akuzuar ata vetëm për veprat penale dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” dhe “kontrabanda me mallara të tjerë”. 

Nga ana tjetër, sot në gjykatë ata dolën bashkë me 17 punonjës të tjerë të sigurisë Portuale dhe 1 punonjës së firmës doganore Marinier. Të 20 të ndaluarit e mohuan me forcë përfshirjen e tyre në zbrazjen e konteinerit. 

nazmi allgjata altin muhametaj

Sondazh

Poll