Aktualitet

MASAT/ Kokëlartë por pa "dinjitet" para gjykatës, ç'po ndodh në Durrës, prokuroria kërkon burg për 4 të arrestuar

”Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë”,-u shpreh mbrojtja në seancë

19 Korrik 2022, 13:22 Nga f.g
MASAT/ Kokëlartë por pa "dinjitet" para gjykatës,
Pamje nga seanca sot

DURRES-Sot në Gjykatë kanë dalë sot për njohjen e masës së sigurisë 20 të arrestuarit për zhdukjen e 49 kutive me kokainë. Avokatët mbrojtës kërkuan shtyrjen e seancës, pasi prokuroria kërkoi masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje". ”Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë”,-u shpreh mbrojtja në seancë, ndërsa gjyqtari Paulin Cera ra e pranoi kërkesën pjesërisht duke shtyrë me një orë seancën. 

Kush janë 20 të arrestuarit dhe masat që kërkon prokuroria sot? 

Gentian Halili, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit; arrest me burg

Rajd Bleta, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit; arrest me burg

Gjergji Doraci, punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg

Shefqet Elezi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg

Profit Tola, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg

Skender Plaku, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg

Altin Muhametaj, punëtor në  kompaninë që priste ngarkesën me banane; arrest me burg

Nazmi Allgjata, shofer në  kompaninë që priste ngarkesën me banane; arrest me burg

Armand Murataj, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit, pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Adi Qevanaj, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Shpëtim Hajdini, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Adem Brasha, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Veis Kuçi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Jurgen Gjeçi, punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Azgan Zeka, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore

Kastriot Duçka, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore

Mentor Dyrmishi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore

Klaudio Lala, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore

Ali Bajrami, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit ; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore

Andrea Xhavara, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore.

kokaine ne banane gentian halili rajd bleta gjergji doraci shefqet elezi profit tola skender plaku altin muhametaj nazmi allgjata armand murataj

Sondazh

Poll