Politike

Projekt-rezoluta e socialistëve për raportin e Dick Marty, Alibeaj: Shkel rregulloren

Alibeaj shtoi se Konferenca e Kryetarëve në shkelje të afateve dhe të rregullores bën sikur rezoluta e propozuar nuk ekziston.

19 Korrik 2022, 13:23 Nga A.B
Projekt-rezoluta e socialistëve për raportin e Dick Marty, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në Komisionin e Politikës së Jashtme u diskutua ditën e sotme projektrezoluta e propozuar nga socialistët mbi raportin e Dick Martyt. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj kërkoi nga maxhoranca që në komision të lejohet dhe diskutimi i projektrezolutës së propozuar prej tij që dënon genocidin e forcave serbe në Kosovë. Alibeaj shtoi se Konferenca e Kryetarëve në shkelje të afateve dhe të rregullores bën sikur rezoluta e propozuar nuk ekziston.

“Ka një afat limit. Afati limit është 30 ditë nga momenti i depozitimit. Do të thotë që për rezoluutën e paraqitur prej meje afati do të duhet të ishte 27 qershori, për kolegun Shehu 30 qershori. Për rezolutën duhet të ishte përcaktuara data dhe koha e debatit. Nuk ndodhi as njëra as tjetra. Kryetarja e Kuvendit asnjëherë nuk ka ushtruar detyrimin e saj dhe asnjë në Konferencen e Kryetarëve nuk ka patur kurajon për të zbatuar rregulloren. Për projektrezolutën e zotit Shehu brenda tre ditëve do të duhej të ishte thirrur për të bërë edhe ai prezantimin e rezolutës së vet. Ka patur fjalë të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Një projektrezolutë që vetëm unë të na bashkojë, s’mund të na krijojë plasaritje. Është thënë vetëm ta shohim, të dalim me një grup të përbashkët. Koha ka qenë e mjaftueshme, asgjë nuk ka ndodhur nga përfaqësuesit e maxhorancës. E di që këtu është Komisioni i Politikës së Jashtme dhe nuk mund të bëjë asgjë për neglizhencat e Kryetares së Kuvendit. Ngela i befasuar nga fjala juaj në hapje që sot jemi mbledhur vetëm për një akt, qenka akti i depozituar nga 7 anëtarë të maxhorancës, dje. Mund t’ju sjellë në vëmnedjen tuaj se do të duhet që kjo projekt rezolutë të ndjekë të gjitha procedurat hap pas hapi. Unë kam ardhur për të prezantuar projekt-rezolutën e 27 majit, po bëhet shumë kohë që është depozituar, po bëhet kohë që bëhet sikur ajo nuk ekziston, pavarësisht se këmbanat e mia dhe të zotit Shehu janë ngritur në çdo seancë parlamentare”, tha Alibeaj.

komisioni i politikes se jashtme enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll