Politike

VD-Pse nuk kanë asnjë nga opozita me vete? Rama: Nuk e dimë kush është kush

I pyetur se përse nuk kishte marrë me vete asnjë përfaqësues nga opozita, Rama tha se nuk e ka të qartë se kë duhet të kishte pjesë të delegacionit.

19 Korrik 2022, 13:19 Nga k.m.
VD-Pse nuk kanë asnjë nga opozita me vete? Rama: Nuk e dimë kush
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave. I pyetur se përse nuk kishte marrë me vete asnjë përfaqësues nga opozita, Rama tha se nuk e ka të qartë se kë duhet të kishte pjesë të delegacionit.

"Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës,"- tha Rama.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: Në rastet si Turqia që kanë 17 vite dhe presin për anëtarësim dhe Mali i Zi që pret më shumë se 10 vite, cili është parashikimi për Shqipërinë?

Rama: Në një format të përcaktuar nga Komisioni, natyrisht mund të kishte ndryshim për të ftuar një apo më shumë se një përfaqësues për opozitën por kemi një problem që nuk e dimë kush është përfaqësues por kemi një problem që nuk është i Brukselit, se nuk e dimë kush është kush në opozitë.

Varhelyi: Parashikimi kohor, ky është një farë mënyre përtypje e zakonshme e gazetarisë. Nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që ka kuptim dhe kjo është: Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëviznim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur, që kjo të ndodhë. Sa më shpejt të mundemi

 


Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll