Politike

VD-U përlot në Bruksel, Rama tregon ç'i ndodhi: Kishte mbetur vetëm falenderimi për ju

Edi Rama shtoi se kërkesa e BE për të hapur procese dhe ndëshkuar prokurorë dhe gjykatës së korruptuar përjashtuar nga Vettingu, është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar.

19 Korrik 2022, 13:14 Nga k.m.
VD-U përlot në Bruksel, Rama tregon ç'i ndodhi: Kishte
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský u shpreh se është fakt se negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht. Në fjalën e tij, Rama shtoi se kërkesa e BE për të hapur procese dhe ndëshkuar prokurorë dhe gjykatës së korruptuar përjashtuar nga Vettingu, është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar.

Pyetje: Në afro 20 vite që ndjek karrierën tuaj, e mbyll me një fjali daljen tuaj, e keni të vështirë të falenderoni, apo e keni më të lehtë për të kritikuar? E keni thënë që do të bëhet kërkesë për drejtësinë, do e kërkojë BE këtë?

Rama: Unë i bëra falenderimet që në mëngjes. Kështu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Nuk e ballancojmë dot peshën që ka ky fakt. Negociatat janë transferim dije i pazëvendësueshëm që nuk e gjen dot askund tjetër. Çdo hap në negociata përbën një vlerë të shtuar dhe një mundësi të re. Tani ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar nga Vettingu për pasuri marramendëse të pajustifikuar është kërkesë e kahershme e BE dhe është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar që mbështeti reformën në drejtësi. Sistemin e drejtësisë e kishin kthyer në Pazar të turpshëm ku e drejta shitej blihej, tani besoj e kanë mësuar se si funksionon BE, dhe çdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit dhe përsëritet për vite të tëra deri sa të bëhet. Negociatat për anëtarësimin janë një instrumentet transformimi i përditshëm, është kërkuar me ngulm për të shkuar në anëtarësim të plotë, por edhe me faktin që negociatat janë një transferim dije i pazëvendësueshëm dhe nuk e gjen dot në asnjë realitet tjetër dhe duhet të kemi parasysh që çdo hap në negociata duke nisur nga çdo kërkesë përbën një mundësi të re për të çuar përpara të gjithë aspektet e jetës së vendit.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

negociatat me be 2022 edi rama

Sondazh

Poll