Politike

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama "përlotet" në Bruksel

Rama ia kaloi fjalën Varhelyit.

19 Korrik 2022, 13:02 Nga f.g
VIDEO/ Kryeministri Edi Rama "përlotet" në Bruksel
Edi Rama, kryeminister

BRUKSEL- Një moment i paprecedent është regjistruar në konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel atje ku kryeministri Edi Rama është përlotur duke mos marrë dot fjalën para gazetarëve dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Rama ia kaloi fjalën Varhelyit.

"Përshëndetje, kjo është hera e katërt që më duhet të marr fjalën, kështu që nuk dua të zgjatem. Falenderoj mediat që erdhën nga Shqipëria dhe këta që erdhën këtu për këtë konferencë shtypi historike dhe po ia kaloj fjalën komisionerit."-tha Rama ndërsa u pa i përlotur para gazetarëve. 

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

edi rama olivér várhelyi konferenca e pare nderqeveritare negociatat me be 2022

Sondazh

Poll