Aktualitet

ÇUDIA/ 200 orë PAMJE por kamerat nuk e kapën dot zhdukjen e 49 kutive në Portin e Durrësit

Burime i thanë Dosja.al se në vendin ku konteineri u lëviz, kamerat e sigurisë nuk kanë arritur dot të filmojnë momentin kur konteineri u hap dhe iu morën 49 kutitë që dyshohet se ishin të mbushura me kokainë. 

19 Korrik 2022, 12:38 Nga f.g
ÇUDIA/ 200 orë PAMJE por kamerat nuk e kapën dot zhdukjen e 49
Foto ilustruese

DURRES- Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar pamjet filmike në terminalin e Konteinerëve nga Porti i Durrësit që prej datës 08 korrik kur zbarkoi konteineri të cilit i mungojnë 49 kuti, të dyshuara si të mbushura me kokainë. Burime i thanë Dosja.al se prokuroria shkoi më tej se Policia duke administruar plot 200 orë pamje filmike. Por për fat të keq, burimi i mirëinformuar sqaroi se kamerat nuk kanë kapur dot momentin që arkat janë hequr nga konteineri.

"Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku kamerat nuk filmojnë dot asgjë",-tha burimi, ndërsa vijoi më tej duke sqaruar se ndryshimi i vendit të konteinerit që kaloi nga kati i parë në të tretin nuk ishte i paqëllimshëm.

"Konteineri u zhvendos duke mos qendruar në zonën e riskut. Ai u la në sheshin e zakonshëm dhe jo në mbikqyrjen e rreptë, atje ku vendosen konterinerët që vijnë nga Amerika Latine".-mbylli burimi. 

Dyshimet kryesor janë se konteineri i mbushur me banane u nis nga Ekuadori por autoritetet doganore nuk morën asnjë masë, duke thyer protokollin që merret në rastet kur konteinerët nga Amerika Latine vijnë në Shqipëri. Në total janë 200 orë pamje, por pa rezultat. Dyshimet janë se 20 punonjësit e arrestuar të Doganës dhe Portit "mbyllën" sytë para marrjes së kutive që dyshohet se ishin të mbushura me kokainë. Gazetari Artan Hoxha deklaroi dje se nëse kutitë ishin të mbushura me drogë, sasia është rekord në një peshë rreth 850 kilogram kokainë. Hetimi vazhdon dhe para gjykatës kanë dalë sot 20 punonjësit. 

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

kokaine ne banane trifon murataj

Sondazh

Poll