Aktualitet

‘Sterilizimi’/ Beqaj 8 orë në SPAK, ç'foli para hetuesve: Kam hedhur vetëm firmën, s’përfitova gjë!

Ish-ministri ka sqaruar rolin e tij në ndjekjen e procedurave për partneritetin publik privat të sterilizimit ku sipas tij s'ka parur shkelje ligjore por janë ndjekur procedura korrekte.

19 Korrik 2022, 12:30 Nga k.m.
‘Sterilizimi’/ Beqaj 8 orë në SPAK, ç'foli
Ilir Beqja

TIRANË- Për gati më shumë se 8 orë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dha shpjegime para hetuesve Eneid Nakuci dhe Edvin Kondili lidhur me akuzat për abuzim të fondeve publike. Ish-ministri ka sqaruar rolin e tij në ndjekjen e procedurave për partneritetin publik privat të sterilizimit ku sipas tij s'ka parur shkelje ligjore por janë ndjekur procedura korrekte. Madje është ndalur edhe tek konflikti i interesit me njohjen ndaj biznesmenit përfitues të kontratës. Beqaj ka mohuar te ketë njohje dhe lidhje me të, e po ashtu, ka theksuar se nga tenderimi nuk ka pasur tenderime direkt ose indirekte.

Por më herët, kur BIRN i dërgoi Ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin, Ilir Beqaj ka pranuar se “kishte njohje me z.Ilir Rrapaj.”

I pyetur për lidhjen që ka me biznesmenin që fitoi tenderin me vlerë 100 mln dollarë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, Beqaj mohoi të ketë njohje apo lidhje shoqërore me të, ndërsa përsëriti disa herë se ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare. Asgjë tjetër! 

Një pikëpyetje e madhe në lidhje me aferën e sterilizimit, përveç kostos së lartë, ka qenë kompania fituese me pronar emigrantin shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj. Ky i fundit, në vitin 2000 kishte themeluar në Peruxhia një kompani me kapital të vogël prej 1500 eurosh, por pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013 u rikthye dhe vendosi kontakte me ish-ministrin. Në një prej garave të para që u hapën, ai mori pjesë dhe fitoi koncesionin 10-vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015.

ilir beqja sterilizimi ne spak

Sondazh

Poll