Aktualitet

DATAT/ Ja kur u morën arkat nga konteineri me banane i "BanaKing", shefi e hoqi qëllimisht një roje nga turni i natës

Në këto dy ditë, prokuroria sqaron se pas verifikimeve është zbuluar se në turn ka qenë vetëm një roje në turnin e natës, kur dyshohet se janë marrë kutitë dhe zona e Patrullimit të Konteinerit ka qenë e pambuluar me roje. 

19 Korrik 2022, 12:12 Nga f.g
DATAT/ Ja kur u morën arkat nga konteineri me banane i
Trifon Murataj dhe Bana King

DURRES- Dosja sjell përfundimet paraprake të Prokurorisë së Durrësit në hetimet e çështjes së konteinerit me banane, nga ku u zhdukën në mënyrë misterioze 49 kuti, të dyshuara se ishin mbushur me kokainë por që u tërhoqën nga trafikantët përpara se të kalonin në skaner. Në dosjen e prokurorisë, theksohet se prokuroria dyshon se konteineri është hapur dhe kutitë janë marrë në mes të datave 13 dhe 14 korrik. Në këto dy ditë, prokuroria sqaron se pas verifikimeve është zbuluar se në turn ka qenë vetëm një roje në turnin e natës, kur dyshohet se janë marrë kutitë dhe zona e Patrullimit të Konteinerit ka qenë e pambuluar me roje. 

Pjesë nga dosja e Prokurorisë: 

Policia gjyqësore ka proceduar me këqyrjen e konteinerit me nr MSCU7328641 me targë AA675RD dhe trajler me targa AAR109 dhe nga këqyrja e konteinerit dhe e kamerave të sigurisë është konstatuar se nga data08.07.2022-16.07.2022 gjatë shërbimit të turnit të natës ishin hequr një sasi prej 49 kuti me banane. Në funksion të këtij fakti, Policia gjyqësore ka proceduar me këqyrjen dhe marrjen e dokumentacionit të lëvizjeve të konteinerit, deklarimit në doganë, grafikut tëe shërbimit nga data 08.07.2022-16.07.2022 për grupet operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës dhe nga këqyrja ka rezultuar se në konteiner ishin 1151 kuti me banane dhe jo 1200 kuti banane që duhet të ishin në konteiner sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes dhe shkarkimit tëe këtij konteineri.

Nga dokumentacioni i administruar rezulton se me deklaratën doganore nr 15038 datë 15.07.2022 shoqëruar Zico, ka deklaruar banane të freskëta të papjerkura në sasi 22.800 kg në vlerën 359.655kg.
Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës për datën 08.07.2022=16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 në vendin e shërbimit nr.44 Terminali i konteinerëve dhe nr 44/1 Patrull tek Terminali i Konteinerëve kanë qenë në shërim punonjësit e FSAPD, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara. më datë 10.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD Ali Bajrami dhe Azgan Zeka. Më datë 11.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD Mentor Dyrmishi dhe Ilirjan Bakanoci. Më datë 12.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit Shpëtim Hajdini dhe Adi QEjvanaj. Më datë 13.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësi i FSAPD Jurgen Gjeçi dhe nr 44/1, Patrullë T/Konteiner nuk ka qenë i mbuluar me shërbim, planizuar nga Shefi i Turnit, Skënder Plaku. Më datë 14.07.202kanë qenë në shërbim punonjësi i FSPD Veiz Kuçio dhe nr 44/1 konteiner nuk ka ëenë i mbuluar me shërbim, planizuar nga Shefi i Turnit, Skënder Plaku. Më datë 15.07.2022 kanë qenë në shërbim punpunonjësit e FSAPD, Adem Brasha dhe Armando Murataj.

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

kokaine ne banane

Sondazh

Poll