Politike

VD-'Momenti nisi!'/ Duartrokitje në sallë, hapen ZYRTARISHT negociatat mes Shqipërisë e BE-së

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar hapjen e negociatave, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Edi Rama. 

19 Korrik 2022, 12:28 Nga A.B
VD-'Momenti nisi!'/ Duartrokitje në sallë, hapen ZYRTARISHT
Ministri i Jashtem i Cekise

BRUKSEL- Me duartrokitje në sallë është pritur momenti i hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar hapjen e negociatave, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Edi Rama. 

“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave, fjali e cila u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.

Ditën e sotme është zhvilluar Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE. Ka qenë Josep Borell i cili gjatë fjalës së tij theksoi se drejtimi Europian i Shqipërisë ka bërë që të jetë një objekt sulmesh nga vendet jo mike. Ndërsa ministri i jashtëm çek u shpreh se mbështet përpjekjet e Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm. Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare që të bashkëpunojë me opozitën sa i takon rrugës së integrimit të vendit në BE. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.  

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll