19 Korrik 2022, 12:27
Nga k.m.
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite. Madje ka përmendur dhe një libër të ri, tek i cili bazohet për të përshkruar rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Po, është një luftë e vazhdueshme, por më lejoni ta përfundoj me interpretimin e Albert Kamy tek “Miti i Sizifit”. “Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut” dhe kjo është gjithashtu arsye pse Kamy sugjeron se duhet ta imagjinojmë Sizifin të lumtur. Sot unë jam i lumtur! Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi! Asnjëherë nuk mendoja se do të gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Ato janë të mbushura me një vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të integrimit europian deri në majën e kodrës dhe ata janë gjithashtu të mbushur me shpresë, shpresë se përnjëherë, miti dhe politika do të copëtohen. Shpresa se përnjëherë, realiteti i ngjitjes sonë dhe fati i Sizifit do jetë ndryshe, se një ditë do kemi sukses ta arrijmë majën e malit dhe të mos jemi të detyruar të rrokullisemi prapa dhe se ndoshta, vetëm ndoshta, ka pasur një gjë që miti i Sizifit nuk na e ka thënë kurrë, që ai vend, në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi ku kemi përkitur gjithmonë, në Bashkimin Europian, në familjen europiane. Faleminderit,"-tha Rama.
Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
edi rama negociatat me be 2022
Politike
19 Korrik 2022, 12:24
k.m.
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe sulmin kibernetik qw po kalon Shqipwria dhe portalet qeveritare nw 96 orwt e fundit. Në fjal&eum...
Politike
19 Korrik 2022, 12:16
A.B
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama përmendi në konferencën e parë ndërqeveritare arrestimet brenda Partisë Socialiste. Rama tha se n...
Politike
19 Korrik 2022, 12:12
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar pa përmendur nismën e inicuar prej tij dhe presidentit serb, Aleksandër V...
Politike
19 Korrik 2022, 12:09
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të g...
Politike
19 Korrik 2022, 12:07
A.B
Oliver Varhelyi
TIRANË- Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi u shpreh se sot është një ditë historik&eu...
Politike
19 Korrik 2022, 12:02
A.B
Borell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell deklaroi ditën e sotme ...
Politike
19 Korrik 2022, 11:58
k.m.
Jan Lipavský
BRUKSEL- Kryediplomati çek Jan Lipavský u shpreh ditën e sotme në konferencën e parë ndërqe...
Politike
19 Korrik 2022, 11:53
A.B
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi për gazetarët në Bruksel se dita e sotme ishte e shumëpritur për shqiptarët....
Politike
19 Korrik 2022, 11:49
Konferenca
BRUKSEL- Ka nisur në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Ky është një momen...
Politike
19 Korrik 2022, 11:38
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferenc&eum...