Politike

VD-Çelen negociatat me BE, Edi Rama nuk harron: Frymëzon një "Ballkan të Hapur"

Edi Rama tha se çelja e negociatave frymëzon një Ballkan më të mirë dhe me shpresë për një të ardhme të përbashkët.

19 Korrik 2022, 12:12 Nga k.m.
VD-Çelen negociatat me BE, Edi Rama nuk harron: Frymëzon një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar pa përmendur nismën e inicuar prej tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Ballkani i Hapur. Në fjalën e tij, në Konferencën ndërqeveritare, Rama tha se çelja e negociatave frymëzon një Ballkan më të mirë dhe me shpresë për një të ardhme të përbashkët.

"Shqipëria ka një histori krenare të përafrimit 100% me deklaratat e BE-së për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë që ndjek një rrugë konsistente me BE-në që nga viti 2004. Ne marrim pjesë në nisma rajonale si procesi i bashkëpunimit me Europën Juglindore, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Procesin e Berlinit, zonën ekonomike rajonale dhe ne iniciuam me dy parterë të tjerë rajonalë nismën e parë të brendshme ballkanike të quajtur “Open Balkan”. Dua të rikujtoj këtu se tani e tutje nuk do të jenë vetëm 2, por 4 nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor për të negociuar hyrjen e tyre në Bashkim. Më besoni, në një zonë si Ballkani më shumë shqetësim për idealet e BE do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme të përbashkët shpresëdhënëse dhe për të folur me një zë, shpërndan përshpirtjet nga e kaluara, dënon me absurditet urrejtjen, ksenofobinë dhe megalomaninë nacionaliste në jetën e popujve të Ballkanit,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll