Konteineri në Durrës bëri "xhiro" nëpër port, DETAJET nga DOSJA e Prokurorisë
Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti.
DURRES- Prokuroria e Durrësit ka arritur të zbulojë skemën e plotë të lëvizjes së konteinerit me banane, kryefjalë e ditës duke mësuar se konteineri i cili siç raportoi edhe dje Dosja.al, hyri në portin e Durrësit në zonën e terminalit të mallrave më 8 korrik. Konteineri me banane, ku munguan 49 arka u lëviz nga kati i parë në të tretin më 13 korrik, ndërsa policia e zbuloi ngjarjen pasditen e 16 korrikut.
Por çfarë thuhet në dosje?
"Më datë 13.07.2022, ora 21:57, kontejneri është lëvizur nga kati i 1 në katin e 3. Më datë 13.07.2022 dhe 14.07.2022 shtetasi Skënder Plaku ka planifikuar në shërbim në vend shërbimin nr. 44 dhe nr. 44/1 vetëm një person, ndërkohë që sipas rregullores dhe nevojës së shërbimit, duhet të ishin në shërbim dy persona.
Në këto kushte më datë 17.07.2022, pra 03:35, policia gjyqësore ka proceduar me arrestimin në flagrancë të shtetasve Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skënder Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Ducka, Mentor Dyrmishi, Kladuio Lala, Shpëtim Hajdari, Andrea Xhavara, Adem Brasha, Veis Kuci, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi dhe Profit Tola, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndërsa shtetasit Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, si i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjtave të sigurisë së autoriteteve doganore”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në dosjen hetimore.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.
Sondazh
TRAGJIKE/ Ishte në krye të detyrës, vdes minatori në Bulqizë
Foto ilustruese BULQIZË- Një minator ka humbur jetën teksa ishte në krye të detyrës. Policia informon se 52-vjeçari me...
Përfundon afati i bojkotit, avokatët në të gjithë vendin iu rikthehen seancave gjyqësore
Dhoma e avokatise TIRANË-Ditën e sotme ka përfunduar afati 10-ditor i vendosur nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës s&eu...
Ekzekutohet me 6 plumba shqiptari në Belgjikë, peshkatari: Tentova ta shpëtoja
Viktima, Ilir S., dhe pamje nga vendngjarja BELGJIKE- Ekzekutohet me 6 plumba një shqiptar i identifikuar si Ilir S., në shtetin belg. Viktima &e...
Sulmet kibernetike, MIA: Kundër-ofensiva po ecën me ritme të shpejta! 4 shërbime janë rikthyer
Agjencia për Media dhe informim TIRANË- Agjensia për Media dhe Informim ka reaguar në lidhje me betejën kibernetike që po zhv...
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Aktive janë 3 vatra, në terren 20 forca zjarrëfikëse
Zjarre TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimin më të fundit në lidhje me zjarret në vend. Sipas ty...
Fotoja e tij u gjet në celularin e Dumanit, SPAK merr në pyetje ish-oficerin e krimeve të rënda në Elbasan
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje ish-oficerin e ...
VD- Zjarrëvënie në Lushnje, Braçe: Iu vu me dashje, drejtuesit e komisariatit të bëjnë detyrën
Erion Brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike pamjet nga zjarri i cili nisi mbrëmjen e kal...
FOTO - EMRI/ Vritet 32-vjeçari shqiptar në Itali, tentoi t'u largohej vrasësve
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë në Artena të Italisë dy dit&...
Kishte shkuar si mysafir te disa miq, 20-vjeçari shqiptar kapet me 1kg drogë dhe 8 mijë euro në Itali
sekuestro ITALI- Karabinierët e stacioneve Cortemilia dhe Alba arrestuan një djalë 20-vjeçar me origjinë shqiptare për ndal...
Amnistia fiskale, Konfindustria: Rrezikohet seriozisht procesi i integrimit në BE të Shqipërisë
Konfindustria TIRANË- Konfindustria ka ngritur shqetësim për amnistinë fiskale. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thekson s...
