Politike

VD-Konferenca në BE/ Rama: Ka qenë proces i vështirë, s'na ka shkuar kurrë në mendje të hiqnim dorë

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për të shkuarën duke u shprehur se BE, kësaj here ishte zgjidhje e lirë e shqiptarëve.

19 Korrik 2022, 12:09 Nga DOSJA
VD-Konferenca në BE/ Rama: Ka qenë proces i vështirë,
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për të shkuarën duke u shprehur se BE, kësaj here ishte zgjidhje e lirë e shqiptarëve.

"Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnin dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë!

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjidhëm t’i japim gjithçka Evropës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë me të kaluarën. Europa me vlerën e parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, sigurie dhe prosperiteti,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Sondazh

Poll