Politike

VD-Konferenca ndërqeveritare, kryediplomati çek: Mbështesim politikën e Shqipërisë

Gjatë konferencës, ai u shpreh se Shqipëria ka dhënë staf mjekësor për vendet e BE, kjo tregon miqësinë mes palëve

19 Korrik 2022, 11:58 Nga k.m.
VD-Konferenca ndërqeveritare, kryediplomati çek: Mbështesim
Jan Lipavský

BRUKSEL- Kryediplomati çek Jan Lipavský u shpreh ditën e sotme në konferencën e parë ndërqeveritare se mbështet politikën e Shqipërisë. Gjatë konferencës, ai u shpreh se Shqipëria ka dhënë staf mjekësor për vendet e BE, kjo tregon miqësinë mes palëve.

'Për më tepër Shqipëria mori pjesë në një sërë projektesh. Shqipëria është një vëzhguese për të drejtat e njeriut. Fuqia e marrëdhënies është demonstruar para pandemisë. Mbështetja dhe bashkëpunimi shkoi më tej. BE pranon dhe njeh mbështetjen që Ballkani ka dhënë para pandemisë. Shqipëria ka dhënë staf mjekësor për vendet e BE, kjo tregon miqësinë mes palëve. Janë bërë bashkë në mbështetje të Ukrainës. Mbështesim politikën e Shqipërisë, nxisim Shqipërinë që të jenë në pajtueshmërie me të.'- u shpreh Lipavsky.

negocitata me be 2022

Sondazh

Poll