Politike

Konferenca e parë Ndërqeveritare/ Rama: Nuk kemi humbur kohë, jemi në pararojë të të gjithëve

Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka pritur e nuk ka humbur kohë por ka vijuar njësoj sikur negociatat të ishin hapur.

19 Korrik 2022, 11:53 Nga A.B
Konferenca e parë Ndërqeveritare/ Rama: Nuk kemi humbur kohë,
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi për gazetarët në Bruksel se dita e sotme ishte e shumëpritur për shqiptarët. Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka pritur e nuk ka humbur kohë por ka vijuar njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja se përse vendi ynë është në pararojë të të gjithëve ligjore. 

'Vazhdon kjo ditë e shumëpritur me një mbledhje për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e punës me negociatat formale. Ajo që ka rëndësi është se ne nuk kemi humbur kohë nuk pritëm që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje, njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Kjo është arsyeja se Shqipëria në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor e drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve. '- tha Rama. 

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll