Aktualitet

VD- Zjarrëvënie në Lushnje, Braçe: Iu vu me dashje, drejtuesit e komisariatit të bëjnë detyrën

Erion Braçe deklaron se zjarri është vënë me dashje në një tokë shtetërore e cila ka kontrata mes ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë Pragma Investment.

19 Korrik 2022, 11:21 Nga A.B
VD- Zjarrëvënie në Lushnje, Braçe: Iu vu me dashje,
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike pamjet nga zjarri i cili nisi mbrëmjen e kaluar në Ferra, njësia Grabian të Divjakës. Sipas Braçes, zjarri është vënë me dashje në një tokë shtetërore e cila ka kontrata mes ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë Pragma Investment. Po ashtu, deputeti kërkon hetim nga ana e policisë pasi sipas tij, krimi po përhapet në të gjithë zonën. 

POSTIMI:

Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë! Harroje! Madje nuk do gëzosh asnjë metër tokë të zaptuar! Dje në mbrëmje vonë, në Ferras njësia Grabian, Divjakë, ju vu zjarri me dashje tokës shtetërore nënë kontratë mes ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë Pragma Investment. Zjarri është ky! 6 ditë më parë fola për tokën në Kuvend, dështimin e kontratës, zaptimin e tokës shtetërore për 40 vite duke e mbjellë me plepa. Dy ditë më pas bari i egër në ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar në hangaret e hajdutit. Dj njeriu që ka zaptuar e ka mbjellë plepa në tokën e shtetit doli në tve e tha se plepat ishin mbjellë në tokën e tij. I kërkova kadasrës në Lushnjë dokumentat e kontratës se pragma në 141 hektarë dhe çdo është  e qartë në letra e fushë. Plepat janë mbjellë në tokën e shtetit! Po dje në mbrëmje tokës ju vu zjarri.  Shumë faleminderit banorëve të Ferrasit që luftuan me flakët për t’i shuar; faleminderit edhe zjarrfikësve që edhe pse pas një zjarri të madh në spolate ku shpëtuan qindra serra, u kthyen të merreshin edhe me zjarrin e qëllimshëm në tokën e shtetit. I kërkoj drejtuesve gjumëbëres, të paaftë, pa dëshirë e të pa përkushtuar të komisariatit të Divjakes, një herë të vetme të bëjnë detyrën! Tre vatra infeksioni në Divjake po ngjallin krimin në të gjithë zonën!Hetoni! Mos kini frike!”, shkruan Braçe.

erion brace

Sondazh

Poll