Aktualitet

Breshëri ndaj një lokali në Shkodër, kërkohet autori. Pronari i arrestuar në 2012 me 160 kg drogë

Po ashtu, është bërë me dije se Policia po punon për kapjen e autorëve.

19 Korrik 2022, 11:05 Nga k.m.
Breshëri ndaj një lokali në Shkodër, kërkohet autori.
Foto ilustruese

SHKODËR- Një lokal në Shkodër është bërë shënjestër e plumbave një ditë më parë. Policia e Shtetit bën me dije se një person ka qëlluar drejt lokalit në pronësi të Tish Palit, 56 vjeç. Si pasojë e të shtënave janë shënuar vetëm dëme materiale. Po ashtu, është bërë me dije se Policia po punon për kapjen e autorëve.

“Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime mëtejshme,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tish Pali rezulton me precendentë, pasi është prangosur më 2 mars 2012 me 160 kg kanabis sativa. Gjatë operacionit mësohet se janë vendosur në pranga edhe 7 persona, një prej të cilëve edhe efektivi Kujtim Çuni. Gjashtë personat e tjerë të arrestuar ishin: Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka, Anton Lumi, Gjon Bregu dhe Françesk Çuni. Policia e Shkodrës bëri të ditur në një konferencë për shtyp se droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qëndrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi.

shkodër

Sondazh

Poll