Aktualitet

Korçë, theu masën e arrestit, kapen në flagrancë 26-vjeçari

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

19 Korrik 2022, 11:02 Nga k.m.
Korçë, theu masën e arrestit, kapen në flagrancë
Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka prangosur një 26-vjeçar banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrestt shtëpie". Ai është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendimin e datës 17.12.2021, nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec,” – njofton policia.

policia e korces

Sondazh

Poll