Aktualitet

Vlorë/ Përplasi fëmijën teksa notonte në breg të detit, arrestohet 40-vjeçari! Sekuestrohet skafi

Në pranga ka rënë Adis Korreshi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj të miturit.

19 Korrik 2022, 10:58 Nga k.m.
Vlorë/ Përplasi fëmijën teksa notonte në breg të
Foto ilustruese

TIRANË- Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi lëvizte në zaonën e ndaluar me motoskaf dhe ditën e djeshme plagosi rëndë një fëmijë 7 vjeç. Në pranga ka rënë Adis Korreshi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndaj të miturit. Ky i fundit  teksa po notonte në breg të detit në plazhin e Jonufrës është dëmtuar nga motoskafi. Incidenti ka ndodhur pasi Korreshi nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në plazhin e Jonufrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. K. nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, ku si pasojë ka dëmtuar një 7-vjeçar që ishte duke notuar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

adis korreshi tirane

Sondazh

Poll