Politike

ROLI i Merkel- Rama gaboi me 2 ditë ditëlindjen, pse e përmend ish-kancelaren kudo në BE

Por pavarësisht se qëllimi ishte i mirë, Rama ia huqi pak me datën. Në fakt Angela Merkel e ka ditëlindjen më 17 korrik, e këtë vit ka ndërruar 68 vjetorin e lindjes. Ndoshta Rama ka ngatërruar datat, por mund ta ketë përdorur ditën e sotme për të lëshuar një mesazh publik falenderimi.

19 Korrik 2022, 10:47 Nga k.m.
ROLI i Merkel- Rama gaboi me 2 ditë ditëlindjen, pse e përmend
Angela Merkel dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, ku do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, bëri një përshëndetje të veçantë për një person që nuk do ta takojë sot krahas liderëve të tjerë europianë. Bëhet fjalë për ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Rama, në ceremoninë e pritjes tha se nëse Shqipëria nuk do kishte ndihmën e Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Madje, Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh urimi për ish-kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke thënë se ajo ka ditëlindjen dhe se pa të nuk do të mbahej sot kjo konferencë.

“Dua të falënderoj të pranishmit, por edhe një zonjë që nuk është sot këtu, por pa të ne nuk do të ishim sot këtu. Ajo sot ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Gjithashtu, sot nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, Presidentit Macron dhe ekipit të tij, që kanë punuar pareshtuar dhe pa u lodhur gjatë Samitit të NATO-s, natë e ditë, për zhbllokimin e një situate absurde. E kam dëshmuar këtë gjë. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzuar dhe kurrë nuk reshti së ëndërruar ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë,”-tha Rama.

Por pavarësisht se qëllimi ishte i mirë, Rama ia huqi pak me datën. Në fakt Angela Merkel e ka ditëlindjen më 17 korrik, e këtë vit ka ndërruar 68 vjetorin e lindjes. Ndoshta Rama ka ngatërruar datat, por mund ta ketë përdorur ditën e sotme për të lëshuar një mesazh publik falenderimi. Edhe pse jo hera e parë. Edhe pak ditë më parë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kaloi propozimin francez, Rama zgjodhi që të bënte një postim të gjatë dhe falenderues për të gjithë kritikët dhe mbështetësit e tij. Në veçanti Merkel.

Në 16 vitet si kancelare, Angela Merkel i ka vënë vulën politikës së jashtme gjermane, duke rritur rolin e vendit të saj, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dedikimin dhe investimin e tregoi me mbështetjen në procesin e integrimit dhe në nisjen e iniciativës të Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin.

Për dedikimin e saj, në turin e fundit në rajon, Rama i dha një medalje, në emër të Shqipërisë. Ai i dorëzojë asaj Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, kancelaren gjermane Angela Merkel.

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll