Aktualitet

Borxhi i drogës! Shqiptarët i bëjnë atentat të rinjve në Sanremo, vihen në pranga (EMRAT)

Fernando (aka Romeo) Shemuni, 35 vjeç, Klodian Kola, 32 vjeç dhe Enea Dema, 34 vjeç janë arrestuar.

19 Korrik 2022, 10:09 Nga A.B
Borxhi i drogës! Shqiptarët i bëjnë atentat të rinjve
Policia italiane

ITALI- Dy italianë dhe tre shqiptarë janë autorët e atentatit të bërë mbrëmjen e 18 qershorit në Sanremo ndaj 2 personave. Autorëtr janë arrestuar nga karabinierët pasi dyshohet se ishin autorë të pritës me armë. Dy persona, një italian dhe një i huaj po udhëtonin me skuter në Sanremo, në rrugën holandeze, kur u plagosën me armë, raportojnë mediat italiane

Ngjarja sipas hetuesve mund të lidhet me botën e drogës. Hetimet nisën pasi karabinierët u lajmëruan se dy persona ishin paraqitur në urgjencë me plagë të shkaktuara nga arma e gjahut. Pas dëshmive të mbledhur karabinierët gjurmuan oraret, automjetet, itineraret dhe marrëdhëniet mes personave të përfshirë. Pamjet e sigurisë ishin vendimtare për kapjen e 5 autorëve të dyshuar.

Prita do të lidhej me moskthimin e një gjerdani, si një peng i mundshëm për një borxh droge. Pesë të arrestuarit janë të gjithë me dosje të pastra. Të arrestuarit janë Angelo Bonfiglio, 56 vjeç, dhe Riccardo Berrica, 19 vjeç, të dy nga Ceriana dhe tre shokët shqiptarë të dhomës që jetojnë në Ceriana: Fernando (aka Romeo) Shemuni, 35 vjeç; Klodian Kola, 32 vjeç dhe Enea Dema, 34 vjeç.

Autorët ishin ndalur në buzë të rrugës holandeze me një furgon Fiat Doblò, të drejtuar nga Bonfiglio dhe kishin pritur që të kalonte skuteri. Në ato momente, autorët qëllojnë me armë zjarri, mirëpo për fat të mirë asnjëri nuk humbi jetën. 

arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll