Politike

Çelja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, Varhelyi: Hap i madh drejt anëtarësimit në BE

Oliver Varhelyi shkruan se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj.

19 Korrik 2022, 10:08 Nga k.m.
Çelja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë,
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri i BE për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ka shkruar se Bashkimi Europian po hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në postimin e tij në Twitter, Varhelyi shkruan se prioriteti i BE-së mbetet Ballkani Perëndimor dhe më shumë se kurrë Bashkimi Europian është i angazhuar për ta bërë gjithë rajonin pjesë të saj teksa ka shtuar se sot po bëhet një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,”- ka shkruar Oliver Varhelyi.

oliver varhelyi negociatat me be 2022

Sondazh

Poll