'Festa përfundoi'/ Konferenca e parë ndërqeveritare, Tabaku: Qeveria u kujdes ta linte opozitën jashtë tryezës
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke u shprehur se festa përfundoi, Tabaku deklaron se në këtë ditë të shënuar qeveria dhe maxhoranca janë kujdesur në maksimum të mos ftojnë në atë tavolinë edhe opozitën.
REAGIMI I PLOTË:
Nuk ka kohë për festë! Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë. Një proces që vjen 16 vite pas nënshkrimit të MSA nga qeveria shqiptare dhe po mos të ishin kapriciot e një opozite që fatin e integrimit e lidhi me atë të qarkut të Fierit do të kishte një tjetër drejtim dhe me gjasë një tjetër shpejtësi. Por, siç thotë fjala e vjetër edhe e urtë shqiptare “më mirë vonë se sa kurrë!” Përtej të gjithave, kjo ditë shënjon vullnetin e mirë dhe dëshirën edhe të vetë BE që ndryshe nga paragjykimet me vetëdije të qeverisë ia arriti çeljes së negociatave. Tanimë pakkush do të gjejë alibinë e preferuar tek BE-ja gjithnjë e më pak do rrëmohet në anale debatesh politike për të gjetur fajtorët andej!
Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i manaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak.
Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq, qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.
Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.
Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!
Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave. Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së.
Ky interes kombëtar duhet të jetë edhe prioriteti i qeverisë dhe mbi të gjitha politikës sonë pa dallime partiake. Tentativat për të instrumentalizuar këtë proces apo gjoja arritje kanë prodhuar skena të padëgjuara ku janë nderuar me medalje për arritje të paqena diplomatë ndërkohë që procesi kishte ndaluar.
Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit. Pa përsëritur butaforitë e mëhershme që kanë dashur të privatizojnë me propagandë arritjet e paqena. E duke i dhënë mundësi reale Shqipërisë të vijojë procesin e integrimit së pari e mbi të gjitha në favor të shqiptarëve.
Nuk njoh forcë tjetër transformuese si ky proces, e nuk njoh mënyrë tjetër për ta ndryshuar Shqipërinë edhe për ta afruar me partnerët tanë strategjikë!
Festa ka përfunduar. Tani duhet të nisim punën reale!
Sondazh
Çelja e negociatave/ Ish-ambasadori i BE-së, Soreca: Jam shumë i lumtur për Shqipërinë
Luigi Soreca TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka reaguar për çeljen e negociatave. Përmes nj&eu...
Integrimi i Shqipërisë në BE, Bregu: Më mirë vonë se kurrë, durimi quhet fitore
Majlinda Bregu TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka reaguar në lid...
Kryeministri maqedonas: E kemi pritur këtë ditë prej 17 vitesh, gjuha jonë do ketë promovim të madh
Dimitar Kovaçevski BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi ditën e sotme në konferenc&e...
VD-Integrimi drejt BE-së, Rama: Ky është fundi i fillimit, do ndërtojmë një Shqipëri demokratike (Urimi për Merkel)
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama e konsideron konferencën e parë ndërqeveritare si fund të fillimit të procesit të rru...
VD-Konferenca e parë Ndërqeveritare/ Fotoja e përbashkët e liderave, Rama u kap duart
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveri...
Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Krenari që Shqipëria ulet në tryezë për negociatat
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kre...
A do rrëzohet ligji 7501 për ndarjen e tokës? Berisha: Kur u votua nuk ishte në bindjen time, por...
Sali Berisha BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka ardhur koha e duhur për të rrëzuar ligjin 7501 pë...
Berisha flet për rikthimin e protestave, tregon kauzat kryesore të opozitës: Vota e lirë dhe bllokimi i vjedhjes
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se rikthimi i protestave të opozitës kanë nevojë p...
Përjashtimi nga PD, Berisha: Basha dëshmoi se është një qenie mjerane. Meta aleat i çmuar
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD....
Protesta e 7 korrikut, Berisha: Hapi i parë i një lëvizje që do shpëtoj Shqipërinë nga regjimi Ramës
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lidhur me protesën e 7 korrikut duke u shprehur se ajo ishte vetë...
