Aktualitet

Zhdukja e bananeve në Durrës/ 20 të arrestuarit dalin para Gjykatës, salla mbushet plot. Nis me debate seanca

Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin detyrim paraqitjeje.

19 Korrik 2022, 09:57 Nga k.m.
Zhdukja e bananeve në Durrës/ 20 të arrestuarit dalin para
Pamje nga seanca e sotme

DURRËS- 20 persona kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e 50 arkave me banane, që mendohet se ishin mbushur me kokainë. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin detyrim paraqitjeje. 

Një nga avokatët kërkoi nga gjykata të vihen në dispozicion aktet e çështjes për të mos u përfshirë në një seancë rutinë, kjo pasi sipas tij të prangosurit kanë qenë të papërfaqësuar për shkak të bojkotit të avokatëve. Madje bënë edhe kërkesë për shtyrjen e seancës, e cila gjeti mbështetje të pjesshme te avokatët mbrojtës, pasi për një pjesë të të arrestuarve prokuroria ka kërkuar ”detyrim paraqitjeje”.

”Fakti që arrestimi është bërë në një kohë kur avokatët ishin në grevë, kërkesa e kolegut është e drejtë dhe duam të njihemi me aktet. Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë,”-tha një prej avokatëve.

Gjyqtari i seancës Paulin Çera vendosi të shtyjë për një orë seancën për t’i dhënë mundësi avokatëve të njohin aktet, e më pas seanca do të rifillojë. Të gjithë janë arrestuar disa ditë më parë, pas zhdukjes së arkave në port, të cilat u denoncuan vetë nga punonjësit e kompanisë BanaKing. Në 50 arkat me banane të kompanisë ‘Bana King’, të cilat dyshohet se kishin kokainë dhe u morën përpara se kontenieri të kalonte në skaner, duket se kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë të 'fshehtë'.

 

banane me kokaine ne shqiperi

Sondazh

Poll