Politike

Çelja e negociatave/ Ish-ambasadori i BE-së, Soreca: Jam shumë i lumtur për Shqipërinë

Soreca thotë se ka ardhur dita që Shqipëria të ecë përpara dhe të bëhet një shtet anëtar i BE-së

19 Korrik 2022, 10:01 Nga A.B
Çelja e negociatave/ Ish-ambasadori i BE-së, Soreca: Jam shumë
Luigi Soreca

TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka reaguar për çeljen e negociatave. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', ai thotë se ka ardhur dita që Shqipëria të ecë përpara dhe të bëhet një shtet anëtar i BE-së. Dhe pse la detyrën e tij si ambasador në vendin tonë, Soreca shprehet shumë i lumtur për këtë arritje të Shqipërisë. 

‘Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!’- shkruan Soreca.

integrimi ne be 2022 luigi soreca

Sondazh

Poll