Aktualitet

Gjendet i vdekur bariu në malin e Dervicianit, Policia: U rrëzua nga një zonë me shkëmbinj

Nga veprimet e para hetimore rezulto se ky person është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

19 Korrik 2022, 09:43 Nga A.B
Gjendet i vdekur bariu në malin e Dervicianit, Policia: U rrëzua nga
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një person është gjetur u pajetë ditën e sotme në malin e fshatit Dervican. Sipas njoftimit të policisë personi me inicialet A.Ç, 52-vjeç, me profesion bari, është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Nga veprimet e para hetimore rezulto se ky person është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.

vdes bariu ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll