Politike

VD-Integrimi drejt BE-së, Rama: Ky është fundi i fillimit, do ndërtojmë një Shqipëri demokratike (Urimi për Merkel)

Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

19 Korrik 2022, 09:06 Nga A.B
VD-Integrimi drejt BE-së, Rama: Ky është fundi i fillimit, do
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama e konsideron konferencën e parë ndërqeveritare si fund të fillimit të procesit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë konferencës para nisjes së negociatave nga Brukseli tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane. Ai falenderoi Angela Merkel, të cilës i dha meritat për ndihmën e dhënë ndaj vendit tonë. Po ashtu, Rama nuk harroi ta uronte dhe për ditëlindje. 

'Dua ta nis me falenderime dhe padyshim dua të falenderoj se pari presidenten e Komisionit. E cila e dinte sesi të bëhej një prani gjermani ballkanike në këtë ndërtesë dhe të punonte për të dy ne, të luftonte për të gjithë shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Merkel, ka ditëlindjen dhe dua t'i uroj gjithë të mirat, falenderimet shkojnë për përpjekjet e presidencës franceze që kanë punuar pa lodhur, natë e ditë, që i shtroi rrugën një zhbllokim të situatës absortue. Falenderoj popullin që kurrë nuk u dorëzua, fale të cilit ne qëndrojmë në këmbë, pas 3 vitesh refuzimesh krijuan një situatë të vështirë por na forcuan më shumë seç ishin.  Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por fundi i fillimit. Na duhet të ngrejmë dhe ndërtojmë një Shqipëri demokratike të fortë dhe europiane dhe një Ballkan të Hapur perëndimor e demokratik.'- u shpreh Rama. 

negociatat me be 2022 edi rama

Sondazh

Poll