Aktualitet

Digjet banesa në katin e dytë të pallatit në Vlorë, shkak u bë defekti në frigorifer

Shkaku zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt i frigoriferit i cili nuk ishte stakuar duke shkaktuar zjarrin.

19 Korrik 2022, 08:49 Nga A.B
Digjet banesa në katin e dytë të pallatit në Vlorë,
Foto ilustruese

VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët rreth 01:40 orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e dytë të një pallati në lagjen "Kume", Vlorë. Fatmirësisht nga zjarri nuk kishte persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Flakët kanë djegur një frigorifer, mobilje si dhe një pjesë e dhomës së gatimit.

E gjithë banesa është dëmtuar nga temperatura e lartë si dhe nga tymi. Shkaku zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt i frigoriferit i cili nuk ishte stakuar duke shkaktuar zjarrin. Policia ende nuk ka dalëw me njëw njoftim zyrtar pëwr ngjarjen e ndodhur. 

digjet banesa ne vlore vlore

Sondazh

Poll