Politike

Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Krenari që Shqipëria ulet në tryezë për negociatat

Rama shkruan se është krenari që vendi ynë do të ulet në tryezë për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

19 Korrik 2022, 07:52 Nga A.B
Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Krenari
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto përkrah së cilës shkruan se është krenari që vendi ynë do të ulet në tryezë për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES, me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj

edi rama negociatat me be 2022

Sondazh

Poll