Aktualitet

Masakra e Fushë Krujës/ Martinaj dhe dy shokët u eleminuan në 120 sekonda, si vepruan autorët

Autorët dyshohet se dolën nga mjeti dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin 3 viktimat dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.

19 Korrik 2022, 07:27 Nga A.B
Masakra e Fushë Krujës/ Martinaj dhe dy shokët u eleminuan
Brilant Martinaj

TIRANË- Atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës, zgjati 120 sekonda. Aq iu janë dashur autorëve që nga momenti që qëlluan me breshëri plumbash makinën ku ndodheshin Brilant Martinaj, Diklen Vata, Besmir Hoxha, deri në momentin që i zunë pritë të rinjve. Autorët dyshohet se dolën nga mjeti dhe qëlluan përsëri drejt makinës ku ishin 3 viktimat dhe më pas i vendosën flakën dhe u larguan.

Policia ende nuk ka ndaluar asnjë person të dyshuar si autor në ngjarje. Ndërkohë, dy mjete janë gjetur të djegura në zona të ndryshme në Fushë-Krujë.

Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?

Dy ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll