Beqaj në SPAK, Nisma Thurje: Drejtësia vonon por nuk harron
Me anë të një postimi në Facebook, Nisma Thurje shkruan se pas 31 muajsh kur u bë denoncimi, Beqaj është thirrur për tu marrë në pyetje.
TIRANË- Nisma Thurje ka reaguar pas përfundimit të marrjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt nga ana e SPAK. Me anë të një postimi në Facebook, Nisma Thurje shkruan se pas 31 muajsh kur u bë denoncimi, Beqaj është thirrur për tu marrë në pyetje. Po ashtu ata janë treguar të mundur se kjo dosje sado që të zgjasë në kohë do të hetohet dhe do të gjykohet.
Postimi i Plotë:
Më 19 dhjetor 2019 u krijua SPAK. Më 23 dhjetor 2019 ne ishim përpara derës së institucionit të ri të drejtësisë. Dorëzuam dosjen e parë pranë këtij organi, pasi ishim besimplotë se pandëshkueshmërisë në këtë vend do t'i vinte fundi. Zyrtari i parë i dyshuar mban emrin e ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kishim dyshime të arsyeshme se me tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore po bëhej një aferë korruptive. Sot pas afro 31 muajve Beqaj është thirrur të dëshmojë, është thirrur për të justifikuar shifrat e fryra të këtij koncesioni. Ne kemi besuar dhe besojmë se dosja e parë, sado që të zgjasi në kohë, do të hetohet dhe do të gjykohet. Korrupsioni me paratë e shqiptarëve mund të fshihet përkohësisht, por nuk e fshehin dot pafundësisht! 24 qeshor 2020 denoncuam të parët inceneratorin e Fierit sërish në SPAK. Më 14 dhjetor 2021 u arrestua ish-ministri Lefter Koka dhe më 31 mars 2022 u arrestua Alqi Bllako. Drejtësia vonon por nuk harron, ndaj besojmë se dosjet që kemi ende në pritje do të japin rezultat. E gjitha kjo pa thyer xhama, pa autobuza me militantë, pa ceremoni me podiume, apo kërcënime me sfurgje. E gjitha kjo me guximin që kanë vetëm ata që e dinë se janë në anën e drejtë të historisë, dhe që nuk kanë nevojë të bëjnë me sikur. Me prova konkrete, me shifra dhe argumente, ne kemi ndihmuar në ndëshkimin e atyre që na kanë vjedhur lekët e ilaçeve, rrugëve, ushqimeve madje edhe lekët e plehrave. Pa shumë bujë, por me shumë këmbëngulje në këto vite ne jemi përpjekur të japim kontributin tonë në këtë shoqëri. Me kaq mundësi sa kemi, por pa u dorëzuar dhe pa u ankuar. Kjo është opozita jonë! Kjo është filozofia jonë! Kjo është rruga jonë! Ndikimi ynë do të jetë i kufizuar nëse nuk bëhemi bashkë sa më shumë, për të kërkuar atë që na takon, për të kërkuar atë që na kanë marrë, për të të rimarrim në dorë fatin tonë!
Beqaj është thirrur në SPAK pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up. Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.
Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.
Sondazh
VIDEO/ Zjarr në aksin Lezhë-Milot, makinat kalojnë mes tymit
Pamje nga ngjarja LEZHË- Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se ...
“Tani ka nisur lufta e vërtetë mes bandave”, Lala zbulon lidhjet që sollën deri në masakrën e Fushë-Krujës: Nisi për...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar lidhjen mes ekzekutimit të ish-oficerit të FNSH në vitin 2021, dhe ngjarjes...
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kolonjë, zjarri shkrumbon banesën
Foto Ilustruese LUSHNJE- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin Kolonjë të Lushnjes. Mësohet se ...
Hoxha: SPAK të hetojë këta me kollare e kostum, qeveritarët janë të korruptuar
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha komentoi deklaratën e prokurorit të Antiamfias italiane për fuqizimin e mafies shqiptare dhe n...
“Ishte krim me shumë mllef”/ Lala zbulon detaje nga atentati i 3-fishtë: Qitësi ‘mjeshtër’ i armëve, fokusoi Martinajn
Pamje nga studio TIRANË- Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka zbuluar dinamikën e ngjarjes dhe detaje të reja nga burime prej grupit ...
Masakra e Fushë-Krujës/ Klodiana Lala: Brilant Martinajn e kanë “shitur”
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Eni Ferhati kanë zbuluar detaje të reja nga masakra e Fushë Kru...
Artan Hoxha: Laçi është shndërruar në qytet funeral. Po varrosen të rinjtë si në '97-'98!
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se atentati me tre të vrare dje në Fushë Krujë tregon se autorët nuk kan&eu...
Lufta kundër krimit, Nano takohet me zv/ndihmëse Sekretaren Amerikane të Shtetit për çështjet e narkotikëve
pamje nga takimi TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është takuar ditën e sotme me Z&...
49 arkat e munguara të Bana king, Hoxha: Kamerat në Portin e Durrësit nuk kanë memorie
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kamerat në portin e Durrësit nuk kanë memorie. I ftuar në emisionin ...
“Ne ju shfarosim”, gazetarja Lala ‘zbërthen’ mesazhin e autorëve të atentatit në Fushë-Krujë: Një nga armët e përdorura ishte Pmx
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala teksa tregoi detaje nga masakra e Fushë Krujës si dhe ‘zbërtheu’ dhe mesazhin...
