Politike

Berisha: Rama po shpopullon vendin, të rinjtë janë larguar nga vendi

Në një takim fermerët e Belshit, Berisha tha se në Mirditë janë regjistruar vetëm 120 fëmijë në klasë të parë dhe kjo tregon se të rinjtë kanë ikur nga Shqipëria.

18 Korrik 2022, 20:10 Nga I.A
Berisha: Rama po shpopullon vendin, të rinjtë janë larguar nga
Sali Berisha

BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria e Ramës ka shpopulluar vendin. Në një takim fermerët e Belshit, Berisha tha se në Mirditë janë regjistruar vetëm 120 fëmijë në klasë të parë dhe kjo tregon se të rinjtë kanë ikur nga Shqipëria. Po ashtu Berisha shtoi se Rama nuk i garanton dot shqiptarëve minimumin jetik.

"Shpopullimi i vendit problemi më dramatik me të cilin përballemi. Në Mirditë, rreth që fillon te ura e Matit dhe përfundon në kufi me Kukësin, në klasë të parë kanë hyrë 120 fëmijë, kjo është ajo që po na ndodh ne. Largim masiv i popullatës, i të rinjve në këtë rast, gjithçka, treguesi më kryesor i ndryshimit për qeverinë e ardhshme do jetë treguesi demografik. Grafiku tregon se 2007-2014 popullsia filloi të rritej vit pas viti. Themelore që ne të kthejmë shpresën te shqiptarët, por kjo shpresë nuk kthehet nëse ata nuk marin shpërblimin që meritojnë. Nëse nuk çlirojmë shqiptarët nga tirania e varfërisë, shqiptarët do kërkojnë diku tjetër, në një botë të hapur. A ka mundësi kjo të bëhet, absolutisht ka mundësi, së pari nëse qeveria do të çlirojë qytetarët e vet nga barra dhe dhimbjet e varfërisë, tu garantojë minimumin jetik," tha Berisha.

sali berisha sali berisha ne belsh

Sondazh

Poll