Politike

Berisha: Rama u ka hequr votën socialistëve njësoj si Enver Hoxha, qeveria e ngritur mbi patronazhistët

Në një takim me fermerët e Belshit, Berisha deklaroi se Rama e ka ngritur qeverinë mbi patronazhistët dhe këtë demokratët dhe shqiptarët nuk ja pranojnë.

18 Korrik 2022, 20:03 Nga I.A
Berisha: Rama u ka hequr votën socialistëve njësoj si Enver
Sali Berisha

BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se pasardhësi i tij Edi Rama ka hequr votën nga partia dhe shtoi seai po vepron njësoj si Enver Hoxha me emërimet e sekretarëve të partisë. Në një takim me fermerët e Belshit, Berisha deklaroi se Rama e ka ngritur qeverinë mbi patronazhistët dhe këtë demokratët dhe shqiptarët nuk ja pranojnë.

"Vota është dinjiteti i njeriut të lirë. E keni dëgjuar ju që thonë se çpunë ka ai se çfarë bën Partia Socialiste, për votën e lirë. Ai krijon një organizatë ku nuk votohet, kjo ka qenë Partia e Punës. Ka vetëm shtypje. Ajo që bëri Rama, u hoqi socialistëve të drejtën e votës, identike me atë që bënte Enver Hoxha, emëronte sekretarët, thoshte ky është udhëheqësi i partisë për rrethin. Të bëjmë gjithçka, për çdo gjë, Rama e ka qeverinë mbi patronazhistët, nuk ja pranojmë kurrë. E patë si u mbush Tirana më 7 korrik,” tha Berisha.

sali berisha sali berisha ne belsh

Sondazh

Poll