Politike

Berisha: Çmimet po vendosen sipas qejfit të Ramës, bordet po favorizojnë oligarkët

Po ashtu Berisha theksoi se bordet e ngritura nga qeveria e Ramës për të cilin tha se i lëvizin çmimet sipas qejfit për të përfituar oligarkët.

18 Korrik 2022, 19:55 Nga I.A
Berisha: Çmimet po vendosen sipas qejfit të Ramës, bordet po
Sali Berisha

BELSH- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria e Ramës vepron vetëm për interesat e veta dhe jo për interesat e qytetarëve. Në një takim me fermerët e Belshit, Berisha tha se çmimi i energjisë është rritur ndërsa theksoi se edhe çmimi i ujit duhet të përgjysmohet. Po ashtu Berisha theksoi se bordet e ngritura nga qeveria e Ramës për të cilin tha se i lëvizin çmimet sipas qejfit për të përfituar oligarkët.

"Rama ka rritur çmimin e energjisë, ai nuk e shikon fare interesin e qytetarëve. Pastaj çmimi i ujit, çmimi i ujit duhet të përgjysmohet. Pra gjërat nuk janë në interesin e qytetarëve dhe problematikave të tyre, por në konceptin e bordeve komuniste, vendosi bordet, rrisin çmimet sipas dëshirës së qeverisë dhe oligarkëve të saj," tha Berisha.

sali berisha sali berisha ne belsh

Sondazh

Poll