Politike

Përfundon marrja në pyetje e ish-Ministrit Ilir Beqaj në SPAK: Nuk i druhem përgjegjësisë penale

Pas përfundimit të takimit, Beqaj për gazetarët tha se ka dhënë përgjigjet e tij para dy prokurorëve si dhe Byrosë Kombëtarë të hetimit.

18 Korrik 2022, 19:07 Nga I.A
Përfundon marrja në pyetje e ish-Ministrit Ilir Beqaj në SPAK:
Ilir Beqaj

TIRANË- Marrja në pyetje e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas përfundimit të takimit, Beqaj për gazetarët tha se ka dhënë përgjigjet e tij para dy prokurorëve si dhe Byrosë Kombëtarë të hetimit. Po ashtu ai tha se nuk i druhet përgjegjëisë penale. 

"Jam thirrur në cilësinë e cështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale," tha Beqaj. 

Beqaj është thirrur në SPAK pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up. Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

ilir beqaj ilir beqaj ne spak koncesioni i sterilizimit

Sondazh

Poll