Politike

Shkarkimi i drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, denoncimi i Berishës për abuzimin me lekët e FRONTEX

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha kishte publikuar një denoncim të një punonjësi të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit ku ky i fundit thotë se në Policinë e Shtetit abuzohet me fondet e Frontex.

18 Korrik 2022, 18:35 Nga I.A
Shkarkimi i drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e
Sali Berisha

TIRANË- Shkarkimi i drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj është kërkuar disa javë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha kishte publikuar një denoncim të një punonjësi të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit ku ky i fundit thotë se në Policinë e Shtetit abuzohet me fondet e Frontex. Ai gjithashtu ka akuzuar Merkajn se ka vjedhur 2.7 milionë euro nga paratë që janë dhënë për Policinë Kufitare.

Mesazhi i plotë:

Ministri i familjes Çuçi mbyll vjedhjen sepse u vodh bashkarisht! Lexoni denoncimin e oficerit dixhital: Pershendetje i nderuar Doktor Berisha jam nje specialist i Departamentit te kufirit dhe migracionit. Doktor ka abuzime te tmerrshme ne policine e shtetit me vjedhjet qe ju behet eurove te dhena nga Fronteks..... Drejtori Eduart Merkaj i ka bere si ka dash 2.7 miljon euro qe jane dhene per policine kufitare shqiptare. Ka bere hetim dhe SHKB dhe auditi i ministrise dhe shkeljet jane evidentuar por jane te gjithe te perfshire per ta mbyllur si afere me porosi te Ministrit. Ju lutem anonim...dokument per keto qe them jane ne Drejt e Pergj, te Policise, SH.K.B etj dhe vazhdon vjedhja....

Shkarkimi i drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e
postimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra Eduart Merkajn që mban postin e drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shkarkimit nga detyra, por pasi u lirua nga posti i kreut të policisë kufitare, do të transferohet në Akademinë e Sigurisë ku do të kalojë si efektiv.

sali berisha eduart merkaj

Sondazh

Poll